Kjo video tregon momentet e tmerrit që kanë lënë në panik shqiptarët dhe shumë familje me dhimbje të madhe për jetët e humbura nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë sot në mëngjes pa u gdhirë.

Sipas IGJEUM tërmeti i fortë kishte magnitudë 6.4 dhe u regjistrua në orën 3:55 të mëngjesit të së martës. Lëkundja ka zgjatur 30 sekonda.

Video që publikon Panorama është filmuar nga kamerat e sigurisë së një pallati në kryeqytet dhe tregon se si lëkundet pallati fuqishëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re