Muaji Mars i këtij viti ka qenë një muaj i pazakont në krahasim me vitet e tjera.  Vetëm të gjatë 25 ditëve të marsit janë shfaqur 30 zjarre ndër to 20 janë në pyje dhe kodrat përreth 10 të tjerë banesa dhe automjete.

Dr.MZSh së bashkisë Berat Ervin Hoxhallari është shprehur për ‘Fax News’ se ky muaj ka qenë i pazakontë.

“Në këtë muaj një vit më parë kemi patur thjesht problematika në banesa apo automjet kursesi zjarre në pyje apo plantacionet me drurë frutor. Megjithëse kemi terren kodrinor dhe malor dhe ka qënë tepër e vështir për mjetet tona dhe e rrezikshme gjithsesi ne kemi mundur të gjendemi në kohë duke shpëtuar jetë njerëzish apo banesat duke vënë nën kontroll zjarret në pyje.

Ne punojmë me frymën e një skuadre ndaj kemi dhe rezultat. Ndërkohë që përsa përket zjarreve që janë shfaqur këtë muaj e theksoj të pazakontë, janë zjarre të qëllimshm, fermerët shpesh pastrojnë barërat në parcelat e tyre dhe shpesh zjarri u del jashtë kontrollit por nuk përjashtohen edhe ata persona që djegin nga konkurenca si dhe vënë zjarre të qëllimshme për të hapur toka për ushtrim biznesi apo për hapje të kullotave.

Ne jemi gjithmonë në bashkpunim me Drejtorinë Vendore të policisë së qarkut Berat për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të vënies së zjarrit”-tha ai.

Dr.Hoxhallari shprehet se autorët e vënieve të zjarreve të qëllimshme do të përgjigjen para ligjit.

“Qyteti ynë është i vjetër me banesa dhe lagje muzeale por bashkia Berat ka përfunduar edhe infrastrukturën e hidranteve.

Apeli im iu lutem qytetarëve dhe fermerë të jeni të kujdesshëm me zjarrin nuk bëhet shaka një gabim i vogël iu kushton shumë në jetët tuaja banesat apo gjithçka ju keni”-përfundoi Hoxhallari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re