Rreth 300 punonjëse të Fasonerisë “MarloText”, kanë dalë sot para ndërtesës së drejtorisë së “Tatim Taksave” në shenjë protestë për pagën e luftës.

Ato shprehen se gjatë muajve të situatës që krijoi Covid 19 janë detyruar të bëjnë pushim, prandaj ato kërkojnë pagën që iu takon.

Kjo ndërmarje ka punuar në bashkëpunim me ndërmarrjet jashtë vendit, punë zinxhirë, ndërprerja nga Covid 19 në vendet Europiane bëri që edhe “Marloteks” të mbyllet. Punonjëset e fasonerisë për muajt që nuk kanë punuar kërkojnë pagën e luftës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re