Skip to content

Video/ 4 delfinë shfaqen në bregun e Vlorës, shihni ç’bëjnë pushuesit

Katër delfinë kanë dalë në breg të detit në Vlorë, në plazhin e Akernisë duke mrekulluar pushuesit. Pushuesit që i kanë pikasur delfinët kanë shkuar menjëherë t’i ndihmojnë.

Ata kanë bërë një gjest human duke i ndihmuar delfinët të futen në thellësi. Në videon e publikuar nga Report TV shihen katër delfinët dhe pushuesit të cilët i ndihmuan.

Plazhi i Akernisë ndodhet në njësinë Administrative Novoselë dhe laget nga deti Adriatik.