Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Policia njofton se ka nisur hetimet për një 40-vjeçar i cili ka dhunuar me grushta rojën 70-vjeçar të një shkolle në sy të nxënësve.

Siç shihet në video, pas një debati, 40-vjeçari ka goditur me shuplakë dhe grushta në fytyrë të moshuarin, i cili është rrëzuar përtokë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re