Një nga zjarrfikësit e angazhuar në shuarjen e flakëve që kanë përfshirë Vlorën ditët e fundit është edhe Agimi, që me gjithë vitet që mban në supe, është i pari që ngjit malet në mijëra metra mbi nivelin e detit.

Sot Agimin e gjetëm në malin e Tragjasit,  aty ku zjarrfikësit e Vlorës janë përqendruar prej 3 ditësh për shuarjen e flakëve.

Nisen çdo ditë në orën 3- 4 të mëngjesit, e kthehen në bazë në orët e mbrëmjes duke luftuar me mjete rrethanore me flakët që po djegin kullota e pyje.

I pyetur a ndjen lodhje dhe si e përballon gjithë këtë kohë të gjatë me përballje fizike të panumërta, Agimi buzagaz thotë se nuk e lodh ngjitja e malit për aq kohë sa puna e tij është për të mirën e komunitetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re