
Arda Kurtulan është padyshim një nga lojtarët më të vlerësuar të këtij sezoni në Superligën turke.
Futbollisti, i cili nuk është marrë asnjëherë në konsideratë nga trajneri Silvinho, po shkëlqen me fanellën e Goztepe, duke u bërë vazhdimisht protagonist me lojën e tij.
Kjo ndodhi edhe dje, në një ndeshje shumë delikate për luftën për titullin ndaj Fenerbahçes në Stamboll.
Kurtulan, ishte protagonist për ekipin e tij, pasi në pjesën e parë të ndeshjes dha asistin për golin e avantazhit të shënuar nga Jefferson.
Pas një kundërzbritje të shpejtë, ai bëri një sprint 70 metra dhe pastaj nga e djathta dha asistin perfekt për shokun e skuadrës i cili dërgoi topin në rrjetë për të barazuar shifrat, 1-1, rezultat me të cilin përfundoi edhe i gjithë takimi.
Edhe pse Kurtulan, i cili luante rregullisht me Shpresat e Shqipërisë, është një futbollist i cili luan në krahun e djathtë ku shpesh Silvinho ankohet se nuk kemi alternativa, ai nuk është marrë kurrë në konsideratë nga trajneri i kuqezinjve për grumbullimet e tij.