Një i moshuar është masakruar nga peshkaqeni në plazhin Ixtapa Zihuatanejo në Meksikë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 76-vjeçari Joseph ‘Jeff’ Bynens, nga Kanadaja, po notonte jo shumë larg bregut kur u sulmua nga peshkaqeni.

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga një burrë i cili ndodhej në breg të detit bashkë me gruan dhe vajzën e vogël.

Mediat vendase raportuan se 76-vjeçari u nxor nga deti i gjallë, por ndërroi jetë si pasojë e humbjes së madhe të gjatë nga kafshimi i peshkaqenit në këmbë.

Po ashtu, edhe partnerja e 76-vjeçarit u sulmua nga peshkaqeni, por fatmirësisht arriti të mbijetonte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re