
Ndeshja e vitit (deri më tani) në Premier League është pa dyshim ajo e mbrëmjes së shkuar mes Manchester United dhe Bournemouth, e cila u mbyll me rezultatin 4-4 dhe që mbylli javën e 16-të.
LEXO EDHE: Deri në 35% zbritje/ “Çmendet” Digitalb! Paketa Premium bën bashkë “Big Brother VIP” dhe kampionatet më elitare në botë
“Djajtë e Kuq” morën epërsinë në minutën e 13-të me Diallon, ndërsa Semenion “përgjigjet” në minutën e 40-të, duke ndëshkuar pas dobësive të treguara nga mbrojtja e vendasve.
Goditja me kokë e Casemiros në minutën e 4-t të kohës shtesë të pjesës së parë i dhanë përsëri epërsinë “djajve të kuq”, por miqt nuk u dorëzuan.
Përkundrazi, ata hynë në pjesën e dytë të vendosur dhe pasi barazuan fillimisht me Evanilsson në sekondën e 28-të, kaluan edhe në epërsi me goditjen e lirë direkte të Tavernier.
Bruno Fernandes u përgjigj në të njëjtën mënyrë (goditje e lirë direkte në portë) në minutën e 77-të, ndërsa në minutën e 79-të Cunha bëri një përmbysje sërish në favor të Manchesterit.
Megjithatë, nuk kishte mbaruar ende, Krupin arriti të rikthejë barazpeshën 4-4 në minutën e 84-t, një rezultat që do të ishte përfundimtari.
Me këtë barazim, ekipi i Amorim barazohet me 26 pikë me Sunderland, Liverpool dhe Crystal Palace.
