Ditën e sotme është publikuar një video e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj shtetasit Blerim Preçi ui cili po udhëtonte në autostradën “Lezhë-Tiranë” së bashku me kushëririn e tij Klisman Preçi.

Në pamjet e publikuara, dëgjohet teksa shënjestra e atentatit, Blerim Preçi i panikosur dhe me njolla gjaku, pyet nëse ka marrë plumba në kokë.

Qytetari: Eja vrap tek lokali se thirra mjekun se thirra dhe policinë.
Klisman Preçi: A s’kam plumba n’kokë.
Qytetari: Jo jo s’ke gjë.

Autorët e atentatit ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia gjatë orëve të para të mëngjesit ka shoqëruar në komisariat disa persona për t’i marrë në pyetje.

Ndaj makinës ku ndodheshin Blerim dhe Klisman Preçi është qëlluar me breshëri gjatë kohës që automjeti ka qenë duke ecur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re