Skip to content

Video: Aeroplani derdh karburantin mbi shkollat në Los Angeles

avio gorivo

 

Një avion pasagjerësh që kishte probleme me motorin, nisi të derdhte karburantin, për fat të keq, mbi disa shkolla të Los Angeles-it, e kjoi gjatë një ulje emergjente në një aeroport ndërkombëtar.

Më pas, 56 fëmijë dhe të rritur raportuan acarim të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen, sipas mediave amerikane. Sidoqoftë, askush nuk u mbajt në spital.

Karburanti i shkarkuar nga aeroplani e Delta Airlines u përhap në të gjithë pjesët e Los Angeles-it, 21 milje nga aeroporti LAX dhe u ndje në pesë shkolla fillore.

Menjëherë pas fluturimit, aeroplani që u nis për në Shanghai kishte “probleme me motorin, gjë që e detyroi të kërkonte urgjentisht të kthehej në LAX.”

“Avioni u ul në mënyrë të sigurt pas shkarkimit të karburantit, praktikë e cila është pjesë e procedurës normale për të arritur një peshë uljeje të sigurt”, u tha në një deklaratë.

Autoritetet e aviacionit amerikan kanë treguar se ata po hetojnë rastin.

“Ekzistojnë procedura të veçanta për shkarkimin e karburantit për aeroplanët që vijnë ose nisen nga aeroportet kryesore të SHBA. Këto procedura kërkojnë që karburanti të shkarkohet mbi zonat e papopulluara, zakonisht në lartësi të mëdha, për të shpërndarë grimcat e karburantit para se të arrijnë në tokë”, thanë ata.