Dhjetëra protestues, kryesisht mbështetës të “Agimit të Artë”, u mblodhën mbrëmjen e së dielës përpara ambasadës shqiptare në Athinë për të protestuar kundër vrasjes së 35-vjecarit Kostandin Kaçifa.

 

 

Sipas mediave greke protestuesit, u mblodhën pas thirrjeve në internet të publikuara nga sindikatat në athinën veriore dhe nga partia e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”.

 

 

Me flamuj në duar, fotot e tij në duar dhe duke ndezur qirinj, ata lëshuan thirrje antishqiptare si: “shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke”.

 

 

Në protestë është parë dhe kreu i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidhiaris, ndërsa një ndër sheshet kryesore të Athinës, Kifissia, u mbyll nga policia për shkak të kësaj proteste.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re