Skip to content

Video /Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat! Makina kthehet përmbys, shoferja 25-vjeçare…

640 0 1733424535xjpg 515 sd

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin automobilistik Lushnje-Berat, pranë fshatit Çiflik.

Një mjet tip Hyundai Tucson, me targa AB426OB, ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesja e tij, një vajzë 25-vjeçare, ka humbur kontrollin mbi mjetin.

E reja është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut pèr jetën

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimin e trafikut në zonë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështisë në rrugë