Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Siç dallohet në pamjet e siguruara, në aksident janë përfshirë tre automjete, njëri nga të cilët është përmbysur.

 

Si pasojë raportohet edhe për persona të lënduar, të cilët dallohen edhe në pamjet e siguruara.

 

“Rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re