Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, në lagjen pranë varrezave të dëshmorëve.

Një mjet tip BMV ka përplasur një nxënës shkolle, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Beratit.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se nxënësi i vitit të parë në gjimnaz, së bashku me një grup bashkëmoshatarësh, është përplasur teksa ka qenë duke kaluar te vijat e bardha.

I mituri është dërguar në spital, ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë fëmijët e tjerë, që kanë qenë të pranishëm aty.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re