Një aksident i rëndë me 7 të plagosur është shënuar në zonën e Torinos në Itali.

Një makinë, e cila ka qenë duke udhëtuar me 115 km/h ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda një lokali, në të cilin ka pasur edhe klientë.

Nga pamjet që janë regjistruar nga kamerat e lokalit, shihet se në momentin që një klient del nga lokali, makina e “fluturon” në ajër dhe e përplas në tokë.

Për fat të mirë, nga aksidenti i rëndë me 7 të plagosur nuk pa ti asnjë humbje jete. Vajza e pronarit të lokalit tha për BBC se ishte një mrekulli që nuk pati viktima, numri i të cilëve sipas saj mund të shkonte në 10.

“ Mund të ishte një masakër e vërtetë , të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, tha ajo.

Nga ana tjetër, dëmet materiale që u shkaktuan në lokal janë të konsiderueshme. Sipas mediave vendase, aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ku për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar brenda lokalit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re