Një aksident me vdekje ka ndodhur në Mallakastër, paraditen e kësaj të marte.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e daljes së mjetit agregat (mjet i vjetër nafte) nga rruga, në vendin e quajtur Drenovë, ka humbur jetën shtetasi Gëzim Qalliu.

Mësohet se makina ka rënë në humnerë, ndërkohë që zjarrfikësja dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës.

Si pasojë e aksidentit ka dhe një person të plagosur, Leonidha Golloshi, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re