Skip to content

(VIDEO) Aksident i rëndë zinxhir në Prishtinë, 9 persona të lënduar nga përplasja e tre veturave dhe një autobusi

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Prishtinë – Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 dhe lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus).

Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar.

“Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Ahmeti.

Shikoni pamjet e aksidentit duke klikuar KËTU!

/faxweb