Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës.

Burime bëjnë me dije se në total janë përfshirë tetë makina.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko