MILOT- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak çaste më parë në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Fushë-Milot.

Në aksident janë përfshirë një trailer, dy autovetura dhe tre çilkomotorë, ndërsa raportohet për disa persona të plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëhereë për ndihme mjekësore në spital. ABC News mëson se drejtuesit e çiklomotorëve janë shtetas të huaj, ndërsa si pasojë e aksidentit është blllokuar qarkullimi në këtë segment rrugor.

Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re