Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se janë përplasur tre automjete, teksa 7 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndër të plagosurit, janë edhe dy fëmijë 4 dhe 15 vjeç.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por dyshohet për shkak të parakalimit të gabuar dhe reshjeve të shiut.

Një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re