Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren.
Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete, një autobus i punonjësve italianë të kampit të emigrantëve të Gjadrit, një kamionçinë dhe një autoveturë.
Sipas raportimeve të deritanishme, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Për shkak të përplasjes, trafiku në këtë segment u bllokua për rreth një orë, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.