Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i “Gocajve”.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një kamion.

Disa persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka patur bllokim te qarkullimit, ndërsa mjetet po përdorin segmentin dytësor të rrugës Kallmet-Lezhë për të vijuar lëvizjen./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re