Skip to content

VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Levan, automjeti del nga rruga dhe përmbyset

Subscribe

Një aksident është regjistruar këtë të hënë, në aksin Fier-Levan. automjet tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë automjeti është përmbysur, ndërsa drejtuesi është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.//