Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin Kuçovë-Kozare, ku një makinë është përmbysur në mes të rrugës.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur. Ka qënë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë,e cila ka mbërritur në vendngjarje,ku edhe po kryhen kqyrjen e vendit të aksidentit.

Në automjetin e përmbysur,me targa AB 140 JU, udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit,33-vjeçari A.H,banues në Kuçovë,që i ka shpëtuar mbrekullisht aksidentit.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe ēshtë transportuar për mjekim drejt Spitalit të Kuçovës, ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, mjeti ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor, duke u përplasur me trafikndarësen.

Shpejtësia por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përmbyset.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re