Aksident në aksin Lushnjë–Fier, pranë Savrës Një aksident është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Fier, pranë fshatit Savër.
Në automjetin e përfshirë udhëtonin një çift bashkëshortësh së bashku me fëmijët e tyre.
Nga përplasja ka mbetur e dëmtuar bashkëshortja, e cila është transportuar në spital së bashku me dy fëmijët.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, ndërsa sipas informacioneve paraprake, gruaja dhe vajza kanë marrë dëmtime të lehta.
Burime bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë një kamion që u ka zënë rrugën automjetit. Policia rrugore ndodhet në terren për të hetuar shkaqet e ngjarjes dhe për të menaxhuar trafikun.
