Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë Levan pranë fshatit Panaja. Një automjet është përmbysur në anë të segmentit rrugor, pas përplasjes me barrierat mbrojtëse. Automjeti është dëmtuar plotësisht. Si pasojë ka humbu jetën 62-vjeçari Ferdinant Hasani dhe është plagosur një person tjetër.
Në zonë ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.