BERAT

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore në fshatin Orizaj.

Mjeti tip Benz, me targa AA 987 YJ, duke dalë nga një servis makinash është perplasur me mjetin tip Seat me targa TR 8536 M, që i përkiste një kompanie ”Security”. Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë plagosur dy pasagjerët Sose Toska e Sali Toska,që ndodheshin duke udhëtuar në mjetin tip Benz, ndërkohë që dy drejtuesit e mjeteve Xhavair Atia dhe Gentjan Boçka nuk kanë pësuar lëndime.

Të plagosurit Sali e Sose Toska janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, pasi kanë marrë plagë dhe shembje në të gjithë trupin.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që pasi kanë kqyrur vendin e ngjarjes kanë dalë në konkluzionin paraprak se, shkak për aksidentin është bërë dalja e gabuar e mjetit tip Benz në rrugën nacionale por edhe shpejtësia jashtë normave të lejuara me të cilën po udhëtonte mjeti tip Seat në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re