Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Bypass-it të Fierit.

Një automjet tip kamionçinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë e  këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurin nga motomjeti.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin , 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin, rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit  i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.r.t.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re