Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesine sotëm në aksin Elbasan- Metalurgji në afërsi të fshatit Katund i ri.

 

Mësohet se një foristradë është përplasur me një makine tip “Pezho” ku si pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e makinës të cilës i është dhënë ndihma e parë, për shkak se ishte bllokuar brenda nga deformimet që kishte marrë makina nga goditja.

 

Drejtuesja e mjetit është transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasani pa pasoja për jetën.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re