Skip to content

Video- Aksident në Maliq/ Përplaset nga makina, ndërron jetë në vend këmbësori

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar këtë pasdite në fshatin Drithas të Maliqit.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

 

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.