Një aksident rrugor është regjistruar në kilometrin e dytë të superstradës Lezhë–Milot, ku janë përfshirë tre mjete, nje autoveturë, nje fuoristradë dhe një mjet tip furgon, duke sjellë vështirësime të përkohshme në qarkullim.

Sipas informacioneve paraprake, dy nga drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej drejtuesve është testuar në vendngjarje dhe rezulton se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit të mjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re