Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në “Rrugën e Elbasanit”, në Tiranë.

Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një tjetër automjet.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re