Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës. Një makinë ka përplasur dy këmbësorë që po kalonin rrugën në vijat e bardha.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca për të dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dy të lënduarit. Mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re