Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20 në aksin rrugor Levan-Tepelenë ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy shtetas.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë janë plagosur dhe katër persona të tjera ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. “Fax News” ka siguruar pamjet nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë:

FierInformacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re