Skip to content

VIDEO/ Aksídenti me 2 të plágosur në Tepelenë, pamjet kur makina nxirret cópash nga kánali

Një makinë ka dalë nga rruga mbrëmjen e kaluar në aksin Levan-Tepelenë duke përfunduar në një kanal, ndërsa kanë mbetur të lënduar 2 persona.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur midis dy fshatrave Frakull-Kafaraj, ndërsa nuk dihen emrat e personave të lënduar të cilët ndodhen në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje ka shkuar policia ka kryer ekspertizën dhe procedurat përkatëse për zbardhjen e  plotë të aksidentit .

Mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb