‘Fax News’ ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë në Bypassin e Vlorës ku po punohet ende për nxjerrjen e trupit të pasagjerit nga inertet.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme në aksin Orikum-Kaninë, ku si pasojë e rrëzimit të një kamioni humbën jetën dy të rinj.

Policia bën me dije se të viktimat janë njëri me origjinë nga Kavaja dhe tjetri nga Lushnja, të moshave 28 dhe 32 vjeç. Bëhet fjalë për shtetasit Armand Beu dhe Klajdi Kaja.

Mësohet se kamioni me të cilin ata udhëtonin ka përfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç,banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re