Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë është përplasur me një shtyllë në afërsi të një karburanti.

Mjeti Mercedes Benz në të cilën udhëtonin katër të rinj, tre djem dhe një vajzë, ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në mjediset e një karburanti, ku është përplasur me një shtyllë.

Lexo edhe :Related Posts

Autovetura drejtohej nga 30 vjecari me inicialet M.Ç, ndërkohë që përplasja ka qenë mjaft e fortë, aq sa autovetura është dëmtuar tërësisht. 3 nga të rinjtë që ndodheshin në autoveturë kanë pësuar dëmtime të shumta.

Ata janë dërguar në spital ku i janë marrë menjëherë për mjekim nga mjekët e urgjencës së spitalit. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Dy nga të plagosurit janë: Klajdi Gecaj dhe Leonora Vrioni.

Ndërkohë që pas një ore forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur që të nxjerrin të gjallë nga makina një nga personat që kishte mbetur brenda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re