Plagosen 7 persona, mes tyre edhe të mitur! 3 persona nisen me urgjencë drejt Traumës

 

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Rrugën e Kombit, ku nga përplasja e dy makinave, kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes tyre edhe të mitur.

 

Policia njofton se 5 persona kanë qenë pjesëtarrë të një familje që janë përplasur me një makinë tjetër, në të cilën ndodheshin dy kosovarë.

 

4 nga të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në Rrëshen, ndërsa 3 të tjerë janë transportuar me urgjencë drejt Traumës, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Mirditë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 20:50, në autostraden “Rruga e Kombit”, në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip “BMË” ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë.

 

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re