Skip to content

VIDEO/ Aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit, reagon Policia: Humb jetën një grua nga Shkopeti

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit në drejtim me Tiranës, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur disa të tjerë.

Mësohet se një makinë me targa kosovare është përplasur me një mjet tjetër brenda në tunel, duke sjellë pasoja të rënda për pasagjerët.

Shtetasja me inicialet E.S., nga Shkopeti ka humbur jeten pas aksidentit, ndersa 4 persona te tjere jane lenduar.

Tuneli është bllokuar, ndërkohë Policia së bashku me shërbimin zjarrfikës janë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb