Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të marte te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.
Burime për News 24 bëjnë dije se dy makina janë përplasur dhe se njëra prej tyre është përmbysur.
Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.