Një automjet brenda të cilit ndodheshin 5 persona ka rrëshkitur brenda oborrit të një shtëpie në fshatin Selçan të Elbasanit. Dyshohet se automjeti ka rënë në një pjesë “gremine”.
Nga informacionet paraprake si pasojë e aksidentit bëhet me dije se ka persona të plagosur, por jo humbje jete.
Siç shihet dhe në videon e siguruar nga FaxNews, policia dhe ambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur aksidenti, por paraprakisht thuhet se është shkëputur bazamenti ku ndodhej mjeti.
…
/faxweb