Skip to content

Video/ Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

Screenshot 3 5

Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” po protestojnë kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament.

Qori u shpreh se prioritetet e vendit nuk po trajtohen siç duhet, duke përmendur se rritja e pagave për gjyqtarë, ministra dhe deputetë nuk është ajo që i nevojitet Shqipërisë në këtë moment.

Një tjetër arsye e protestës sipas drejtuesit të kësaj lëvizjeje është korrupsioni i gjithanshëm, i cili, sipas tij, ka kapur institucionet dhe ka cenuar besimin e qytetarëve. Qori argumenton se Kuvendi, si institucioni më i rëndësishëm i vendit, ka detyrimin të reagojë dhe të marrë masa konkrete.

Protesta u shoqërua me thirrje të shumta nga pjesëmarrësit, të cilët artikuluan slogane kundër kryeministrit Edi Rama. Mes tyre u dëgjua edhe thirrja “Edi Rama, ku i ke shokët, ik te shokët ”.

“Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=138&loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2025%2F12%2F11%2Fvideo aktiviste te levizjes bashke proteste para kuvendit kunder