Skip to content

VIDEO/ Aktivisti Genc Sejko nxjerr pamjet: Luljeta Bozo s’ishte dakord që Partisë së Punës t’i ndryshohej emri

Rama Bozo1 770x408 1

Aktivisti Genc Sejko, ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”.

Sejko publikon pamjet, ku shihet tashmë kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Luljeta Bozo, në vitin 1991.

Në një mbledhje të asaj kohe, propozohet që të ndryshohet emri i Partisë së Punës.

Siç shikohet edhe nga pamjet, inxhinierja Bozo nuk shprehet nëse është dakord që të ndryshojë emri i Partisë së Punës.

Pamjet filmike datojnë në muajin qershor të vitit 1991, kohë kur nisi edhe pluralizmi politik në Shqipëri.