Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka është paraqitur ditën e sotme (26 mars) në SPAK.

Pasi ka përfunduar marrjen në pyetjen ajo është larguar nga ambientet e Prokurisë duke mos pranuar të flasë për mediat.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Mançka shtë pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit.

Mançka gjatë marrjes në pyetje ka thënë se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Kuktojmë që Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re