Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron se Sali Berisha dështoi dje bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sipas tij vazhdon të gënjejë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se Berisha u rikthye sot në vendin e krimit, pas protestës së ditës së djeshme që gjeneroi në dhunë.

“Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur sado pak agoninë e tij” shkruan Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re