Një video e filmuar në Indi ka tmerruar rrjetin. Silueta me pamje të çuditshme, me këmbë dhe krahë të gjatë shfaqet duke ecur përtej një ure dhe njerëzit janë të bindur se diçka rrëqethëse po ndodh. Në video duket se krijesa nuk i ngjan aspak një njeriu, por një alieni.

Krijesa ka bust të dobët, lëkurë jashtëzakonisht të bardhë dhe krahë e këmbë të gjata. Me pak fjalë, është legjenda urbane e Slenderman e sjellë në jetë.

Çfarëdo që të ishte, krijesa u filmua në një urë të re mbi Digën Chadëa, në Indinë Lindore. Pamjet, të filmuara të Premten e kaluar tregojnë gjithashtu disa njerëz me motor që po lëvizin pas krijesës dhe e ndjekin të çuditur.

Sigurisht, askush nuk e di se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Ishte një mashtrim? Ishte një alien? Apo ishte thjesht një person i dehur dhe i gjatë?

(SHIKO KETU VIDEON)

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re