Alma Kaçi ka mbërritur në SPAK, ku do të njihet me pretencën e prokurorisë.

Kaçi, pak muaj më parë filmoi veten me Safet Gjicin duke kryer marrëdhënie intime, të cilës më pas iu premtua edhe një tender për sterilizimin e qenve.

Lexo edhe :Related Posts

Në seancën gjyqësore, Alma Kaçi ka deklaruar se ajo nuk kishte si qëllim përfitimin e tenderit, por denigrimin e zyrtarëve që abuzojnë me postin.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, tha Alma Kaçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re