Një javë pasi publikoi emrat e zyrtarëve shqiptarë të përjashtuar përjetë nga vizat amerikane, Ambasada ka vijaur me një tjetër mesazh.

Ajo shprehet se është e vendosur në financimin e projekteve kundër korrupsionit teksa sjell rastin e një projekti me të rinjtë.

Ndër të tjera, ambasada amerikane në Tiranë shkruan:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re