Vlonjatët i dhurojnë ambasadores Yuri Kim fanellën me numrin 10 dhe i këndojnë labçe, edhe pse kjo e fundit nuk ishte vetë e pranishme në qytetin bregdetar.
Pas ndeshjes miqësore mes veteranëve të Flamurtarit dhe një ekipi shqiotaro-amerikan, përfaqësueses së Ambasadës Amerikane Lilly White në këtë takim i dhurohet fanella e Flamurtarit me numrin 10 me emrin e Yuri Kim.
Dhuratën e ka dhënë prefekti Flamur Mamaj i veshur me kostum sportiv, ndërkohë që në ato momente dëgjohet dhe një person që thotë se tashmë ata e morën vizën, duke e konsideruar këtë si një favor që duhet t’iu kthehet mbrapsht nga SHBA-të.
Ndërsa grupi lab i ka kushtuar disa rreshta ambasadores amerikane në Shqipëri.
“Ka ardhur me përkushtim, me fjalën e Yuri Kim…”, thuhet në këngën labe.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
